TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 17:52

Kaosi i shkaktuar nga aksioni opozitar, Mërtiri: Qëndrimi pasiv i Bashës, i gabuar!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi i shkaktuar nga aksioni opozitar, Mërtiri: Qëndrimi pasiv i

Analisti Ergys Mërtiri duke analizuar situatën politike në vend, deklaroi se kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur mënyrën e gabuar për të bërë politikë.

Në një intervistë për “Abc News”, Mërtiri deklaroi se qëndrimi pasiv i Bashës ndaj aksionit opozitar është i gabuar.  Sipas tij plani i Bashës për të lënë palët që të konsumohen me njëri-tjetrin nuk ka për të funksionuar.

Unë e shoh Zotin Basha goxha pasiv dhe më duket politikë e gabuar e të ndejturit. Ndoshta ai mendon që t’i lërë palët që të konsumohen me njëri-tjetrin dhe ai pastaj të shpalos programin e vetë. Ka një problem këtu me të cilin ndeshet Zoti Basha, një është që ka gjithë oligarkinë kundër dhe kjo ndoshta e bën që të hezitojë të përfshihet.

Duhet të themi këtë, që në krahun e opozitës të gjithë e kuptojnë që Berisha nuk mund të jetë e ardhmja, por ajo çfarë po përpiqet të bëjë opozita gjatë gjithë kësaj kohe me të gjitha mediat e tij dhe me njerëzit që e mbështesin, është që ‘të vrasë’ rivalin e tij brenda opozitës. Pra, Berisha nuk ka luftë fare me Ramën, e ka me Zotin Basha dhe në fakt e ka amerikanët, por për t’u mbrojtur nga amerikanët i duhet të jetë kreu i opozitës dhe rivaliteti brenda opozitës e shqetëson. Për mua kjo nuk është arsye për të qene pasiv, ai ka politikën e vetë, por nga ana tjetër ka një problem, se politika që Zoti Basha kërkon të bëjë, modeli i opozitës që ai do të bëjë është një lloj tjetër, një opozitë institucionale, zhurme, racionale, bojkot apo bllokim parlamenti, jo opozitë pune fizike”, tha ai.

mërtiri basha

Lini një Përgjigje