TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 19:18

“Mediu solli tragjedinë”, Matlia: Ish-ministri në dijeni për kushtet e punës në Gërdec, nuk mori asnjë masë

Shkruar nga Pamfleti
“Mediu solli tragjedinë”, Matlia: Ish-ministri në dijeni

Avokati Dorian Matlia foli në lidhje me çështjen e Gërdecit ku u shpreh se ish-ministri Fatmir Mediu, ishte në dijeni për grumbullimin e tonelatave të armëve, që në çdo rrethanë mund të shpërthenin.

Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Mediu ishte i qartë për rrezikun që kanosej në fabrikë dhe sipas tij sërish nuk mori masa.

Pala mbrojtëse vazhdimisht tenton të hedhë idenë që është e nevojshme të sqarojë se pse ishte e nevojshme të demontoheshin armët asokohe. Ata fokusohen shumë te mënyra se si lindi zjarri, ndërsa Mediu sërish nuk akuzohet për zjarrvënie.

Akuza është përqendruar te fakti se janë krijuar rrethana të tilla që të grumbulloheshin tonelata të tëra që në çdo rrethanë të pazakontë mund  të ndodhte ajo që ndodhi. Mediu ishte i qartë për rrezikun që kanosej në fabrikë, dhe përsëri  nuk mori masa, por mori masa negative, duke e larguar ushtrinë prej aty dhe operacioni degradoi në atë pikë duke sjellë tragjedinë”, tha ai.

mediu gërdeci

Lini një Përgjigje