
Organizatat ndërkombëtare kanë dalë kundër paktit Rama-Meloni për emigrantët.
Në një deklaratë të ashpër për CNN, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) dënoi planin e Romës, i cili sipas saj, "i jep një goditje të mëtejshme parimit të solidaritetit të BE".
“Plani i qeverisë italiane për të ndërtuar qendra pritjeje për refugjatët dhe azilkërkuesit në Shqipëri është një dëshmi e fokusit të saj joproporcional në parandalimin e njerëzve që të mbërrijnë në BE, në vend që të krijojë rrugë të sigurta dhe ligjore për ata që kërkojnë strehim”, tha Susanna Zanfrini, Drejtori i IRC në Itali.
“Pyetje të mëdha lindin mbi zbatimin e juridiksionit italian në Shqipëri, pasi mbetet e paqartë se si njerëzit në lëvizje mund të kenë akses në azil dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore në një territor jashtë BE-së”, shtoi ajo.
Lini një Përgjigje