TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 22:30

Marrëveshja Romë-Tiranë/ Manjani: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, por e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Romë-Tiranë/ Manjani: Shqipëria nuk

Teksa ka komentuar paktin për emigrantët, ish-ministri Ylli Manjani u shpreh se, Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, por e shqiptarëve. Sipas tij  rrezikohet siguria publike dhe prandaj duhej të ishin bërë konsultime.

Nëse duam të kërkojmë përgjegjësi, ligji e detyron Edi Ramën që ta zbatonte. Pastaj shkojmë në Parlament dhe do ta shikonim sa fuqi ka, do ta ratifikonte apo jo. E pastaj i lind e drejta kujto që ta denoncojë në Gjykatën Kushtetuese.

Këtu mbyllet cikli ligjor i përgjegjësive mbi këtë marrëveshje specifike e cila prek territorin e Republikës së Shqipërisë.

Po prek territorin e Republikës së Shqipërisë dhe territori i Republikës së Shqipërisë nuk është pronë e Edi Ramës, por pronë e popullit shqiptar dhe populli duhet ta dijë këtë gjë.

Kaq është analiza ligjore e kësaj gjë, pa asnjë ngarkesë tjetër dhe pa asnjë insinuatë tjetër. 

Nuk ke pse e trajton zonën e Shëngjinit dhe Gjadrit, pra Lezhën në këtë formë, që kaq meritoni, ca kapanone dhe kaq.

Është edhe ana tjetër e medaljes, i sigurisë publike. Prandaj dhe bëhen konsulta. Çfarë ka për të thënë ministri i Brendshëm për këtë gjë? Është dakord ai, e garanton? Po ai 6 mijë policë ka e po ti vijnë edhe 30 mijë afrikanë në vit, në këtë moshën e ushtrisë që thua ti, çfarë do ti bëj atyre ai”, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Lini një Përgjigje