TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 22:22

Pse u tërhoq SPAK nga arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit?

Shkruar nga Pamfleti

Pse u tërhoq SPAK nga arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit?

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është përgatitur nga SPAK, por është shtyrë për shkak të dekonspirimit të lajmit në media. Ai theksoi se SPAK është nisur tre herë për ta arrestuar dhe e shtyu sërish.

“Në rastin e Metës kam pasur informacion që është bërë gati arrestimi i tij dhe të shoqes. Unë kisha dy alternative, ose ta thoja me rrezikun me rrezikun që ky operacion do dekonspirohej dhe do shtyhej.

Ngaqë e kam thënë unë dhe Karamuço, personat përgjegjës për ekzekutimin e kanë thënë abort, anuloje. Egziston një rrezik i madh që të perceptophet SPAK në koordinim me mediat, ndërkohë që SPAK i intereson. Tre herë janë nisur për t’i arrestuar dhe tre herë është shtyrë”, u shpreh Curri për “Top Channel”.

spak monika kryemadhi ilir meta

Lini një Përgjigje