TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 22:17

Pedagogu zbulon skandalin: Një kontingjent i krimit ka fituar tenderin për të ndërtuar godinën e policisë në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Pedagogu zbulon skandalin: Një kontingjent i krimit ka fituar tenderin

Pedagogu Zylyftar Bregu ka deklaruar se sfida e ardhshme e Shqipërisë, Policisë dhe SPAK-ut është krimi i organizuar i cili sipas tij ka arritur nivelet më të larta në Shqipëri.

Bregu tha se krimi i organizuar po luftohet i nxitur nga partnerët ndërkombëtarë.

Duhet luftë ndaj krimit të organizuar. Sfida me krimin e organizuar nuk është fituar, por po luftohet e nxitur nga partnerët ndërkombëtarë. Sfida e ardhshme e Shqipërisë, Policisë, SPAK është krimi i organizuar, i cili ka arritur nivelet më të larta në Shqipëri. Një i dyshuar për trafik kokaine me shkresë të Interpol ka fituar tenderin për të bërë Drejtorinë e policisë së Elbasanit. Dhe ky është një eksponent shumë i rëndësishëm me lidhje me politikanë lokalë dhe i dyshuar për një linjë ndërkombëtare të drogës", tha ai në emisionin “3D” nga Alban Dudushi.

Lini një Përgjigje