
Drejtuesi i ‘Nismës Thurrje’, Endri Shabani ka deklaruar se SPAK po dëmton kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se të paktën dy oligarkë janë nën hetim.
Sipas Shabanit, SPAK po heton përditë edhe oligarkë edhe anëtarë të grupeve kriminale, pasi sipas tij është një mafie e madhe dhe nuk mund të çmontohet kollaj.
“SPAK po e dëmton Edi Ramën. Të paktën dy oligarkë janë nën hetim. Grupet kriminale ose janë arrestuar nga SPAK ose janë hetuar. Është mafie e madhe, nuk është kollaj, nuk çmontohet brenda natës, është betejë që nuk është bërë për 34 vite. Ndërkombëtarët kur janë kundër grupit të zjarrvënësve, nuk do të thotë se janë kundër opozitës”, tha Shabani për emisionin ‘Open’ në News 24.
Lini një Përgjigje