
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi thotë se ka një rrezik real për drejtësinë si nga opozita ashtu edhe nga qeveria.
Prençi nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit Rama, ndërsa thotë se është i pari që ka sulmuar SPAK, teksa shton se SPAK është sulmuar nga i gjithë spektri politik shqiptar.
Shemsi Prençi deklaroi se për shkak të hetimeve disa drejtorë në bashki janë detyruar të japin dorëheqjen.
“SPAK është sulmuar nga gjithë spektri politik shqiptar. Berisha është i izoluar, të tjerët mund të izolohen. Në një shtet demokratik nuk mund të arrestohet e gjithë opozita, ndërsa të parët që kanë sulmuar SPAK është kryeministri. Një herë e ka sulmuar se duhet të godisni edhe djathtas jo vetëm majtas...Kur kërcënon partia shtet SPAK-u merret peng”, u shpreh Prençi për Report TV.
Prenç vijon më tej ndërsa shprehet se Dumani tha se SPAK e ka të vështirë të bashkëpunojë me policinë, ndërsa thekson se në dy vitet e fundit në ngjarjet me sensitive të grupit të strukturuar kriminal ka policë në nivele të larta.
“Dumani tha se SPAK e ka të vështirë të bashkëpunojë me policinë. Ndërkohë dy vitet e fundit në ngjarjet me sensitive duhet të jemi koshient që ka anëtar të grupit të strukturuar kriminal, policë në nivele të larta. Duhet të mbështetet SPAK, nga të gjitha strukturat. Kërcënimi për drejtësinë është real. Nuk vjen nga ata që nuk janë të implikuar, vjen nga të implikuarit”, tha Prençi
Shemsi Prençi deklaroi se kërcënimi më i madh vjen nga shteti, ndërsa shton se për shkak të hetimeve disa drejtorë në bashki kanë dhënë dorëheqjen, pasi do ikin në SPAK të hënën.
“Kërcënimi më i madh i vjen nga shteti pasi shteti dhe pushteti janë të inkriminuar, pasi zinxhiri po u shtrëngohet. Nuk e ka mbështetur Erion Veliaj SPAK-un. Kanë dhënë dorëheqjen drejtora dhe drejtoresha në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të cilat do të ikin në SPAK deri të hënën”, theksoi Prençi.
Lini një Përgjigje