
Politologu Alban Daci ka komentuar votën e shqiptarëve në diasporë, ku ditën e sotme disa aktivistë të diasporës u shfaqëen me një banderolë të madhe në Kuvend ku shkruhej “Dua të votoj 2025”.
Gjithashtu Daci u shpreh se vota e emigrantëve duhet të jetë një mënyrë për të marrë pjesë në jetën demokratike të vendit.
Sipas tij është e gabuar të thuhet vota e diasporës, por duhet të quhet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
“Shpresoj që kjo protesta te jetë e një protestë e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe shpresoj që politika ka mekanizma të tjera për ta bërë të mundur një gjë të tillë dhe të qëndrojë larg përfshirjes në një protestë të tillë. Së dyti, sa i përket votës së emigrantëve, mendoj se ka një gabim të madh në terminologji dhe ka të bëjë me faktin se në cilën kohë jetojmë sot. Nuk mund të quhet vota e diasporës, por duhet të quhet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Vota nuk duhet të jetë një pengesë për angazhimet ose zgjedhjen ku ke vendosur të jetosh por duhet të jetë një mënyrë për të marrë pjesë në jetën demokratike të atij vendi dhe për ta forcuar atë. Nëse kam një konferencë shkencore ditën që kam zgjedhje, pse duhet të ndaloj udhëtimin tim në konferencë për të votuar në Shqipëri. Pra termi votë e diasporës është i gabuar, duhet i votës së shqiptarëve”, theksoi Daci për ABC News.
Gjithashtu Alban Daci thekson se e vota e shqiptarëve në diasporë nuk është një çështje juridike, por politike.
“Së dyti, e dini se si ka vazhduar historia e Amerikës. Gjithë rebelimi i kolonive amerikane ishte për faktin se nuk i paguajmë taksat se nuk përfaqësohemi. Nuk është vetëm ideja që shqiptarët që jetojnë jashtë të kenë të drejtë të votojnë sepse kjo votë nuk e plotëson pjesëmarrjen e tyre institucionale dhe pjesëmarrjen në forcimin e demokracisë. Çështja e votës së emigrantëve nuk është çështje juridike, por politike. Në të gjitha vendet ku aplikohet vota e atyre që emigrojnë jashtë ka kuota të cilat vendoset në proporcion me popullsinë për përfaqësim në parlament. Kuota sipas subjekteve politike që janë vullnetin për t’i përfshirë këta shqiptarë që jetojnë jashtë. Ne nuk kemi as njërën dhe as tjetrën”, thotë ai.
Lini një Përgjigje