TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 22:01

PS karshillëk SPAK-ut, i jep Petrit Ahmetit mandatin e katërt në krye të ERE; pazarxhiut të aferës CEZ-DIA

Shkruar nga Pamfleti
PS karshillëk SPAK-ut, i jep Petrit Ahmetit mandatin e katërt në
Petrit Ahmeti

Emri i Petrit Ahmetit përmendet te CEZ-DIA dhe nuk është çudi që SPAK ta ketë vënë nën hetim si pjesë të aferës...

Teksa Prokuroria e Posaçme po shkon drejt kopsitjes së aferës CEZ-DIA, Partia Socialiste i ka bërë karshillëk, duke i dhënë mandatin e katërt në krye të bordit të ERE, Petrit Ahmetit.

Ky i fundit, njihet si pjesë e pazareve të aferës CEZ-DIA, por socialistët me 73 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim i dhanë sot atij mandatin e katërt. Po ashtu palë u bë dhe opozita, e cila nuk mori pjesë në votim. 

Ligji parashikon dy mandate. Ahmeti mori të katërtin. Nga ana tjetër, Ahmeti është 68 vjeç dhe ka mbushur moshën e pensionit.

Kjo procedurë e paligjshme u bë në heshtje për të mbajtur në krye të ERE një personazh, i cili ka 30 vite në pozicione drejtuese në sektorin e energjisë, duke u shërbyer interesave korruptive të Ilir Metës, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Me pagë 53 mijë USD në vit, Petrit Ahmeti ka pasur personalisht aksione dhe interesa korruptive në kompani private në fushën e energjisë, interesa këto të mbajtura në formë guacke nga persona të besuar në këto kompani (si kompania GSA sh.p.k, identifikuar me nipt J61820031J), e cila vjen në formën abuzuese në sektorin e energjisë prej vitesh, duke qenë vetë në funksion kyç publik.

Nga ana tjetër, emri i tij përmendet te CEZ-DIA dhe nuk është çudi që SPAK ta ketë vënë nën hetim si pjesë të aferës.

Emri  tij ka dalë kur çështja shkoi në Arbitrazh. Në dëshmitë e mbledhura prej avokatëve të Clifford Chance, theksohet se Kastriot Ismailaj kishte nisur më parë bisedimet për të arritur një marrëveshje me CEZ në Pragë për mbledhjen e detyrimeve në Shqipëri. Dhe po konsultohej me ekspertët, mes të cilëve, Petrit Ahmetaj.

Këtë dokument unë e kam përgatitur në bashkëpunim me shtetasin Petrit Ahmetaj, të cilin e ka thirrur për këtë punë vetë Kastrioti. Eksperienca e Petritit ishte e madhe, sepse edhe ai kishte punuar për një kohë të gjatë në sistemin elektroenergjetik. Dokumenti është përgatitur për një kohë prej rreth dy javësh dhe i është dorëzuar Kastriotit, i cili, pasi mbaroi ky dokument, do të shkonte në Pragë te CEZ Praga, në funksion të marrjes së një pune”, thuhet në dëshmitë e dosjes së arbitrazhit. Ndërkohë që Ahmeti ka qenë këshilltar i ERE-s në momentin e lidhjes së kontratës e më pas u zgjodh kryetar i bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë.

Pra kemi qartazi shkelje. Jo vetëm ka, pasi ERE më pas uli çmimin e energjisë për CEZ. Pasi Meta arriti pazarin me Kastriot Ismailin, ndikoi tek ERE dhe Ahmeti është një ndër ata që ka shpërdoruar detyrën. Mirëpo PS i dha një tjetër mandat duke sfiduar SPAK. /Pamfleti

Lini një Përgjigje