TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 22:02

Marrëdhënia Rama-Veliaj, Arian Çani: Ja çfarë di unë pasi shkoi në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Marrëdhënia Rama-Veliaj, Arian Çani: Ja çfarë di

Gazetari Arian Çani duke komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Tiranë me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi për Ali Ahmetin u shpreh se nuk beson që Rama të ketë “lëshuar” Veliajn.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, ai deklaroi se nëse Rama do e kishte lëshuar Veliajn, nuk do ta shmangte këtë ceremoni që mund ta kishte organizuar diku tjetër dhe jo në bashki.

Unë mbroj hipotezën që për mua Rama nuk e ka lëshuar Veliajn dhe kam një arsye të mendoj kështu, se Veliaj është një nga gur i madh themeli për fushatën për zgjedhjet që po vijnë dhe bëj një llogari të thjeshtë, kjo udhëheqje e PS nuk e fsheh më lojën, nuk shkon me kartën e ndershmërisë. Janë duke shkuar me kartën që faji është individual, nëse keni gjë për mua, thotë Rama, shkoni në SPAK, të njëjtën gjë po bën edhe Veliaj.

Nëse e ka shitur a i intereson? Kush do jetë kali i tij i betejës 1 vit para zgjedhjeve, Veliaj ka krijuar një strukturë të fortë, edhe ekonomike. Nëse do e kishte shitur, Rama nuk do shkonte fare sot në bashki, mund të ndryshonte protokollin dhe ta organizonte ceremoninë në një vend tjetër”, tha Çani.

rama

Lini një Përgjigje