
Eksperti kriminalistik Fatjon Softa, deklaroi se zhvillimet e fundit në vend provojnë se krimi është trimëruar, por është edhe i shqetësuar.
Sipas tij, nga ajo që u pa në Kuvend u pa se palët pozicionohen sipas përfaqësimit politik ku ministri bën një analizë të situatës dhe të arritjeve, ndërsa Salianji shfaqet si ministër i Brendshëm hije i opozitës.
“Është një situatë e rënduar sa i përket kriminalitetit, por nuk mund të mos themi se është bërë edhe punë e mirë nga lidershipi i policisë. Deklaratat e Dumanit mund të ishin bërë dhe me dyer të mbyllura, por nga ana tjetër është dhe një mënyrë transparence. Ka situatë të rënduar e kjo duket edhe nga numri i lartë i arrestimeve. Qytetarët duan që nga këta shpërndarësit e vegjël të shkohet tek grosistët që kalojnë me tonelata drogë në vendin tonë. Dumani bëri një hartë të qartë ku ka probleme si grupe të krimit të organizuar. Krimi është trimëruar, po ai shfaqet edhe i shqetësuar. Kemi pasur depo me armatime si ajo e Vlorës, me struktura organizimi sipas territoreve. Shkodër vijojnë shpërthimet. Lufta ndaj krimit nuk është vetëm çështje e policisë”, tha Sofa në emisionin ‘3d nga Alban Dudushi’ në RTSH.
Lini një Përgjigje