TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 22:15

“Ke gënjyer për arrestimin e Metës”/ Curri përplaset me Gjokutajn: Vetëm SPAK-u mund të më kërkojë llogari!

Shkruar nga Pamfleti

“Ke gënjyer për arrestimin e Metës”/ Curri

Analistit Arjan Curri dhe anëtari i kryesisë së PL, Genc Gjokutajt kanë pasur një debat mbi deklaratat e analistit për arrestimin e mundshëm të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel, Gjkokutaj i kërkoi Currit që të ishte më i rezervuar në deklaratat që bën për arrestime të tilla.

Nga ana tjetër, analisti tha se mban vetë përgjegjësi për deklaratat e tij, ndërsa u shpreh i bindur se deklaratat e bëra nga ai, kanë ndikuar në shtyrjen e arrestimit të Metës dhe Kryemadhit.

Pjesë nga debati:

Gjokutaj: Ti qenke një prestigjator juridik dhe thua që ditën që nuk do e thuash ti, do i arrestojnë. Mua më vjen keq se u bë hera e dytë që flet gjëra të pavërteta, i thua në studio dhe flet në emër të së vërtetës. Ti nuk duhet ta marrësh përsipër të flasësh për gjëra të paprovuara

Curri: Pse do ta marr dorën ty?

Gjokutaj: Nëse ke vendosur t’i hipësh teleferikut siç the më parë, ajo është gjë tjetër

Curri: Po ty ç’të duhet?

Gjokutaj: Ke gënjyer dhe vazhdon të gënjesh, ti nuk je kaq naiv të thuash se e bën për interesa të tjera

Curri: Po ti pse shqetësohesh për ato që them unë. Ti je avokat, por vetëm si avokat nuk po flet

Gjokutaj: Ti ke gënjyer!

Curri: Unë mbaj vetë përgjegjësi, nëse kam gënjyer, nuk më shikojnë më njerëzit mua. Meta dhe Kryemadhi, javën që vjen do arrestohen

Gjokutaj: Kështu the edhe herën tjetër dhe nuk doli gjë

Curri: Ti duhet të gëzohesh more, duhet të thuash që ta them më shumë që mos t’i arrestojnë

Gjokutaj: Nuk mundem unë të lejoj ty të gënjesh, thuaj të vërtetën siç është.

Curri: Ti mezi pret që ata të arrestohen por unë do e them vazhdimisht që ato do arrestohen në mënyrë që të mos arrestohen. Mua mund të më kërkojë llogari vetëm SPAK-u të thotë pse po na dekonspiron operacionet?

Lini një Përgjigje