TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 22:21

“Situata e rënduar demonstrohet nga arrestimet”, eksperti Softa: Pse nuk shkohet tek grosistët e drogës?

Shkruar nga Pamfleti

“Situata e rënduar demonstrohet nga arrestimet”, eksperti

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa deklaroi se situata e rendit në vend është shumë e rënduar, pavarësisht përpjekjeve dhe punës së mirë të bërë nga Policia e Shtetit.

Për ekspertin Softa, objekti i sulmeve për Policinë e Shtetit duhet të jenë grosistët e drogës që kalojnë tonelata në Shqipëri.

“Të gjithë presin që të shkohet nga arrestimi i personave të nivelit të dytë që janë shpërndarësit, tek grosistët. Janë ata që i sjellin me tonelata dhe që kalojnë në territorin shqiptar dhe ky është një shqetësim i madh”, u shpreh Softa për RTSH.

Softa theksoi se pavarësisht nga këndvështrimet se si u zhvillua debati sot në Kuvend ndërmjet ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe deputetit Ervin Salianji në gjykimin e tij, situata e rendit është e rënduar.

“Por patjetër që ka një punë të mirë të Policisë së Shtetit, kur për gjatë gjithë kësaj kohe puna dhe aksionet e saj janë gjithmonë në ngritje. Policia ka gjithmonë probleme brenda saj për shkak të inkriminimit të personave që kanë abuzuar me detyrën. Fakti që ka një situatë të rënduar këtë e demonstron numri i madh i arrestimeve”, deklaroi Softa.

fatjon softa droga ekspert kriminalistike

Lini një Përgjigje