TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 17:05

Pse e filmove Safet Gjicin? Alma Kaçi rrëfehet në gjykatë: Jam investiguese private

Shkruar nga Pamfleti

Pse e filmove Safet Gjicin? Alma Kaçi rrëfehet në gjykatë:

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e Alma Kaçit para GJKKO ditën e sotme, pas video skandalit ku kryen marëdhënie seksuale me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Mësohet se para gjykatës, Alma ka dhënë një version të ri se përse kishte vendosur të filmonte kryebashkiakun. Përveç projektit të qenve ku pretendon se kishte 20 të tillë që kujdesej, 40-vjeçarja ka deklaruar se ishte investiguese private dhe punonte me kohë të pjesshme në të zezë.

“Kisha dëgjuar se në zyra bëheshin këto gjëra dhe e investigova”, mësohet të ketë thëne ajo teksa është pyetur se përse kishte filmuar skenën seksuale në zyrën e Gjicit.

40-vjeçarja nuk ka pranuar të japë shpjegime se si u shpërnda materiali dhe nëse kishte persona që e kishin porositur meqë ajo punonte privatisht edhe si investiguese. 

Ndërkohë me herët Alma Kaçi ka deklaruar gjithashtu se ka patur marrdhënie seksuale me Safet Gjicin.

Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë.

“Kisha një projekt. merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht. Në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi.

Ndonëse në videon e “famshme” 40-vjeçarja Alma Kaçi u shfaq me figurën e plotë, teksa sot ka marrë pjesë në seancë për masën e sigurisë, ajo ka mbuluar fytyrën.

Me gjithë interesin e madh të mediave për ta filmuar, Kaçi ka mbajtur para fytyrës gjatë gjithë kohës çantën, e maskuar me syze dhe një kapele, që për ironi të fatit mbante numrin e famshëm gjithashtu “69”.

Alma Kaçi është shoqëruar nga policia drejt banesës së saj për të “vuajtur” arrestin e shtëpisë teksa është nën hetim për video-skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Kaçi akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv.

alma kaci safet gjici. gjkko

Lini një Përgjigje