TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 17:00

GJKKO i mohoi kërkesën për leje të posaçme Belerit, Athina vazhdon ‘avazin’: Duan ta ndalojnë të marrë detyrën si kryebashkiak

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO i mohoi kërkesën për leje të posaçme Belerit,

Ministria e Jashtme e Greqisë përmes një deklarate është shprehur se refuzim i kërkesës së Fredi Belerit për leje të posaçme tregon se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë që të marrë detyrën si  kryebashkiak.

Më tej në deklaratë thuhet se Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE, duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë.

“Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që të jetë pjesëmarrës nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot. Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e zonës. Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme greke.

Kujtojmë se Fredi Belerit, kërkoi sot për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që ai të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin e të marrë zyrtarisht detyrën, por u rrëzua nga GJKKO.

beleri greqia gjkko

Lini një Përgjigje