TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2024, 21:45

"PS dhe opozita rrëzuan punën e drejtësisë së re", Lapaj: Mesazhi që u jepet zyrtarëve nga amnistia penale

Shkruar nga Pamfleti

"PS dhe opozita rrëzuan punën e drejtësisë së

Adriatik Lapaj, drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka analizuar ligjin për amnistinë penale që u votua me 110 vota pro në parlament.

Lapaj tha se deputetët e mazhorancës dhe opozitës u bënë bashkë për të zhbërë punën dy-vjeçare të sistemit të ri të drejtësisë. Avokati tha se nga kjo amnisti përfitojnë të gjithë zyrtarët, jo të lartë, që janë dënuar nga GJKKO për abuzime me tenderat.

Sipas tij, kjo amnisti ka si qëllim inkurajimin e vartësve në institucione të ndryshme për të firmosur kërkesat abuzive të shefave të tyre, duke i premtuar uljen e dënimit përmes parlamentit.

“Mesazhi që jep është ky, këta shefat e politikës që marrin vendime në parlament u thonë vartësve të tyre që “nuk ka problem të firmosni nëpër komisione tenderash, nuk ka problem të bëheni mish për top për ne, pasi ne shefat tuaj, mblidhemi një ditë në parlament dhe i zhbëjmë ato vendimet e gjykatave edhe ua ulim dënimin”. U thonë “riskoni, merreni përsipër dhe burgun se ne e kemi në duar e zhbëjmë. Ky është mesazhi i parë që jepet me amnistinë. Mesazhi i dytë që jepet është një dekurajim që u bëhet institucioneve të reja të drejtësisë, sepse në momentin që instiutucionet e drejtësisë, me ato mangësitë e veta, çojën përpara drejtësisi 5 veta dhe ti mblidhesh si parlament dhe u ul dënimin, ti u thua atyre prokurorëve “kot lodheni se e kemi ne në dorë, e bëjmë ligjin si të duam”. Dhe momenti i tretë është tallja me paratë e qytetarëve shqipatrë. Ata prokurorët e SPAK-ut paguhen si frëngu pulën dhe ata gjyqtarë të GJKKO nga populli më i varfër i Evropës, paguhen si frëngu pulën, dhe këta një investim miliona euro e hedhin dëm. Hedhin dëm punën 2-vjeçre të një strukture të tërë”, tha Lapaj në emisionin Review.

ps opozita lapaj mesazh zyrtar amnistia penale

Lini një Përgjigje