
Eksperti Ervin Karamuço dhe ish-prokurori Eugen Beci janë përplasur mes tyre sa i takon punës së SPAK. Në “Euronews Albania” është komentuar raportimi i fundit i kreut të SPAK dhe të dy të ftuarit kanë pasur mendime të ndryshme.
Karamuço: Është një punë në gjysmë, nuk kemi fitore të plotë të asaj që u investua kaq shumë në Reformën në Drejtësi. Janë dhe Gjykatat e Larta dhe Kushtetuese. Shifrat janë rritur, qoftë dhe të sekuestrimit. Shikoj dhe një shifër të lartë të masave ‘arrest shtëpie’.
Beci: Prokuroria në rast se rri në shinat e kodit të procedurës, në rast se rri në shinat e Kushtetutës, është e mirëpritur, në rast se Prokuroria bie nën ritmin e populizmin kërkon ndëshkim pa prova jemi në një rrezik të madh.
Karamuço: Kemi disa raste, kur ti ngre akuzë për shpërdorim detyre, një e çon në burg një e lë në gjendje të lirë. Si ta kuptoj unë këtë? Sterilizimin e ke detyrim paraqitje, a duhet sqaruar kjo?
Karamuço: Kam lexuar 83 faqe raportin e SPAK. Media nuk e ka dhënë të gjithë, por kanë kapur ato që kanë interes për publikun. Duke qenë se SPAK po godet dhe po kryen aktivitet hetimore, njëherë shikohet, rroftë SPAK njëherë poshtë SPAK. Ndonjëherë janë dhe inate politike. SPAK është vetëm në fazën e parë, ka dhe procese të tjera.
Lini një Përgjigje