TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2024, 17:43

Edhe Sazani në duart e Alabarit? Manjati arab që dështoi me Durrësin, aleancë me dhëndrin e Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Sazani në duart e Alabarit? Manjati arab që dështoi me
Kushner-Alabar

Kushner “pazar” me Alabar për ndërtimin e kullave ne Beograd, po Sazani?

Nis të bjerë aromë të keqe projekti i Jared Kushner për të investuar në Shqipëri dhe në Serbi. Dhëndri i Donald Trump ka në plan të “privatizojë" Sazanin dhe do të ndërtojë po ashtu në Zvërnec. Një projekt të ngjashëm ka dhe në Beograd, ku do të ndërtojë kulla. Por një zhvillim i papritur ka ndodhur ditët e fundit.

Sipas “Reuters”, dhëndri i Trump ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me arabin Alabar, për ndërtimet në Serbi. Bëhet fjalë për manjatin arab që mori Durrësin dhe nuk ka nisur të vërë asnjë tullë për projektin zhvillimor. Mos vallë pas Beogradit do të dalë që Alabar do fusë duart edhe në Sazan? Duhet parë me kujdes, por sinjalet janë që mund të ketë të papritura. Albar ka thënë për “Reuters” se ishte i hapur për projekte të tjera në rajon.

Pjesë nga artikulli i “Reuters”

Zhvilluesi i pasurive të paluajtshme në Emiratet Arabe, ai që fshihet pas rrokaqiellit të njohur të Dubait, Burj Khalifa, ka iniciuar shitjen e aseteve që zotëron në Bjellorusi, një vend i shënjestruar nga sanksionet perëndimore, pasi ai ka vendosur të bashkëpunojë me Jared Kushner për një investim të mundshëm në Serbi.

Bëhet fjalë për ngritjen e një kompleksi rezidencial te vendi ku ka qenë selia e ushtrisë jugosllave. Bashkëpunimi i tyre nuk është raportuar më parë.

I kontaktuar nga Reuters, Alabbar nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me identitetin e blerësit të mundshëm dhe as të diskutojë arsyet e vendimit për të shitur asetet në Minsk.

Lidhur me Serbinë, miliarderi tha se ai "i shikonte bashkëpunimet me Kushnerin pozitive" dhe ishte "shumë i emocionuar për më shumë zhvillime të nivelit të lartë në treg". Ai nuk dha detaje se çfarë do të përfshinte partneriteti.

Kushner i tha “Reuters” muajin e kaluar se ishte në bisedime për të investuar në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, për të transformuar ndërtesën e ushtrisë, por tha se marrëveshja ishte në negociata dhe mund të mos ndodhte.

Planet e Kushnerit për të investuar në Serbi u shfaqën në mes të marsit kur një ligjvënës i opozitës, Aleksandar Jovanoviç, publikoi dokumente që tregonin se autoritetet serbe kishin përgatitur terrenin për një partneritet të pasurive të paluajtshme me biznesmenin amerikan. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi se ata ishin në negociata. /Pamfleti

sazani alabar durres dhendri i donald trump

Lini një Përgjigje