TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2024, 14:03

Anticikloni Afrikan/ Ditë me diell dhe temperatura të larta, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Anticikloni Afrikan/ Ditë me diell dhe temperatura të larta, si

Për javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite.

Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta. Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 grad celcius më shumë (duke marr1% parasysh vlerat 29-30 gradë celcius).

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndim por në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi mesatare deri në 6-8 m/s.

Lini një Përgjigje