
Avokati Bledar Meminaj tha se Gjykatat në Shqipëri nuk tregohen profesioniste dhe mbajnë anën e SPAK.
Ai u shpreh se kjo mbështetje për SPAK vjen ndoshta edhe pasi shumë interesa të jashtme, përfshi ato të SHBA-së i detyrojnë të japin një frymë pozitive në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.
Avokati shton se këto gjykata këtë mbështetje të faktorëve të jashtëm për SPAK, e marrin sikur çdo gjë që sjell Prokuroria, ata duhet ta pranojnë.
“Dumani e tha me të drejtë se ne kontrollohemi. Kontrollohen nga gjykatat e të 3 shkallëve, nga ILD, nga Ambasadat. Gjykata nuk është se aty tregohet profesioniste, ndoshta edhe për frymën. Është e njëanshme.
Është çështje fryme pasi shumë interesa të jashtme, ndoshta edhe të SHBA, i detyrojnë të japin një frymë pozitive dhe të mbështesin SPAK dhe kta e përkthejnë ndoshta që çdo gjë që sjell SPAK ne duhet ta pranojmë.
Kjo nuk është fare e mirë, sepse i bie që ne nuk kemi fare një gjykatë aty. Sepse i bie që ne nuk kemi një gjykatë aty. Gjykata aty është inekzistente. Kemi rastin që edhe Gjykata e Lartë nuk i ka rregulluar shumë situata. Edhe gjykata e tjera thonë kur nuk e bën Gjykata e Lartë, çfarë do bëjmë ne”, tha avokati për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje