
Ndonëse Tirana është në renditjen më të lartë për rastet e raportuara dhe denoncuara, nuk mund të lëmë pas dore rastet të cilat nuk bëhen publike ose nuk kallëzohen në organet përkatëse.
Rastet e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale vijojnë të jenë problematikë e lartë në vendin tonë, ndërsa në krye të listës sipas prokurorisë rënditet Tirana.
Ndonëse Tirana është në renditjen më të lartë për rastet e raportuara dhe denoncuara, nuk mund të lëmë pas dore rastet të cilat nuk bëhen publike ose nuk kallëzohen në organet përkatëse. Bëhet fjalë për krimet seksuale të cilat ndodhin në zonat e thella të Shqipërisë ku 'frika' dhe mentaliteti për të denoncuar një abuzim seksual mbetet shumë e lartë.
Në raportin e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme për krimet në vendin tonë, evidentohet se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime seksuale është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 39%, e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Durrës regjistruar 12% e procedimeve, Fier dhe Vlorë përkatësisht me nga 8% të procedimeve të regjistruara.
Ndërkohë vihet re se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Elbasan, Kukës, Lezhë, regjistruar secila rreth 2% e totalit të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi për këtë grup veprash dhe prokuroria Dibër me 1% të procedimeve në shkallë vendi për këtë grup veprash.
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 ka ulje prej 23,46 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale në krahasim me vitin 2022 dhe një ulje prej 39,08 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2022.
Në lidhje me të pandehurit për këtë grup veprash penale, vihet re ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2022 prej 28,13 %, ulje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë me 38,95 % dhe ulje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 18,18 % përkundrejt vitit 2022.

Lini një Përgjigje