
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar deklarimet e Altin Dumanit. Lidhur me akuzat ndaj policisë se ka lidhje me krimin, eksperti tha se edhe brenda SPAK ka njerëz që nxjerrin të dhëna dhe dekonspirojnë operacione. Po ashtu tha se ka zyrtarë të lartë të policisë me dosje për trafik droge.
“E pres një skenar Rumanie, por jo shpejt. Pjesa kur populli vajti ta mbronte se politika donte ta shtypte. Ka dhe pjesën e dytë të Janevës në Maqedoni. Të dy skenarët janë të mundshëm. Nëse këta bëjnë gabime vetë i arrestojnë dhe në zyrë.
Drejtuesi i prokurorisë frikësohet nga të vetët që nxjerrin informacione. Prokurorë dhe hetues të BKH nxjerrin informacione. Tani dalim nga institucioni. Diso peracione janë dekonspiruar nga policia dhe personat nuk janë arrestuar. Ka pasur një operacion ku policia ishte në tym dhe nuk morën forcat operacionale, por Krimin Ekonomik. Edhe pse forcat operacionale i ke futur në paraburgim, SPAK dyshon sërish. Sipas tyre, Forca Operacionale dekonspiron. Ne në një rast antidrogë doli një efektiv i përfshirë. Këtë ka edhe brenda vetes dhe te policia ne kemi njerëz që kanë zhvilluar karrierë në polic dhe janë në dosje për trafik droge”, tha ai në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje