TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 17:29

Protesta para bashkisë, Këlliçi dhe Gjokutaj: O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para bashkisë, Këlliçi dhe Gjokutaj: O do bëhet

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur ditën e sotme nga protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Ai tha në mënyrë ironike se Veliaj për 7 orë gjatë hetimit në SPAK, ishte pa ngjyra në fytyrë.
Ai thotë se SPAK sot gjeti guximin për të marrë në pyetje Veliajn. Këlliçi i kërkoi Veliajt të paraqitej para bashkisë për t’u takuar me këshilltarët.

“O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, tha Këlliçi.

Ndërsa avokati Genc Gjokutaj, në fjalën e tij ai tha se duhet të mbrojmë Tiranën, pasi Tirana dhe Shqipëria tha ai, është demokracia.

“Një fjalë i them policisë, ju jeni policia e shtetit që duhet të mbroni ligjin, por sot ju po mbroni një hajdut. Kjo është e pafalshme. Duhet të mbrojmë Tiranën, pasi me marrjen e Tiranës marrim gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi. Tirana dhe Shqipëria do fitojnë, Tirana dhe Shqipëria janë demokracia”, tha Gjokutaj.

erion veliaj belind kellici

Lini një Përgjigje