TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 15:58

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër, Astrit Leka mbush plot 100 vite; profesori që para 27 vitesh vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë

Shkruar nga Pamfleti

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër, Astrit Leka

Gjenevë, 30 prill -Zvicra aktualisht ka mbi 300.000 shqiptarë. Profesor Astrit Leka, sivjet mbushi një shekull jetë dhe veprimtarie. Pra, Astrit Leka (i lindur në vitin 1024) është shqiptari më i moshuar në Zvicër, i cili sot ka bërë 100 vjet, kurse “Skënderbeu” i tij i ka bërë 27 vjet « azil » në Gjenevën ndërkombëtare, që i bënë krenar jo vetëm mërgimtarët të këtij kantoni, por edhe mijëra shqiptarë nga 26 kantone të tjera të Zvicrës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër, Astrit Leka

Mediat zvicerane: Astrit Leka, ambasador dhe një hero i rezistencës shqiptare!

Këto shifra « 100 » vjet të profesor Lekës dhe « 27 vite » të Skënderbeut në Gjenevë bëri që t’i trokasë në derë Astrit Lekës, redaktori i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi (një gazetar i njohur, njëherazi një bashkëpunëtor shumëvjeçar dhe mik i profesor Lekës) i cili përkundër viteve, një shekull jetë, ai e priti gazetarin tonë në këmbë, me buzëqeshje bile edhe i ofroi kafe. Ja ky është Astrit Leka, ky djalë i ri « azgan » i cili është me sy mirë dhe mendjen top, që sivjet po mbush plot 100 vjet, që i bëri rezistencë dje regjimit komunist, stuhive e shumë sfidave tjera e sot edhe viteve që nuk ju dorëzohet, i cili më shumë rri në karrige duke e lexuar, kurse shtratin e përdor vetëm natën, për gjumë.

Astrit Leka gjate këtyre 100 viteve ka bërë më shumë se 100 vepra të mira për kombin tonë, komunitetin shqiptar në Zvicër, por njëra me kulminante është ajo e vënies së bustit te Skënderbeut me 1 Nëntor 1997 në parkun William-Rappard, buzë liqenit (Lac de Leman) në Gjenevën ndërkombëtare, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB-së, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Në asnjë mënyrë nuk guxojmë ta harrojmë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Z. Ueli Leuenberger, themelues i Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës dhe deputet i shumë legjislaturave në Parlamentin e Zvicrës, njëkohësisht edhe veprimtarin tjetër të çështjes kombëtare Zaim Jashari (nga Kumanova) që kishte financuar vënien e bustit të heroit tonë kombëtar në Gjenevën ndërkombëtare.

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër, Astrit Leka

Vënia e bustit të Skëndërbeut në Gjenevë u mirëprit nga mbarë shqiptarë në kanon dhe Zvicër, që bëri jehonë të madhe edhe në mediat zvicerane. « Astrit Leka, ambasador i shqiptarëve në Zvicër » (Astrit Leka, l’ambassadeur des Albanais en Suisse); « Astrit Leka, heroi i rezistencës shqiptare » (‘Astrit Leka, heros de la resistance albanais‘,) janë këta vetëm disa tituj të gazetave zvicerane që shkruajtën për jetën dhe veprimtarinë e profesorit Astrit Leka.

Astrit Leka ne bisedë me redaktorin e gazetës zvicerane  ne shqip Le Canton27.ch ka thënë se « përkundër vështirësive, që me pengoni serbët, rusët dhe grekët, por megjithatë shumë autoritete kantonale dhe zvicerane kanë mbështetur iniciativën time për ngritjen e bustit të heroit tonë kombëtar në Gjenevë. Njëra ndër to ishte edhe znj. Micheline Calmy-Rey, e cila kur ajo ishte kryetare e konfederatës zvicerane, na kishte mbështetur si shoqatë për ngritjen e bustit të heroit tonë legjendar në Gjenevë. 

Italianët në Romë shikojnë çdo ditë monumentin e heroit kombëtar shqiptar në “Piaca di Skënderbeg”. Janë bërë përpjekje për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Londër, Paris, Nju Jork e deri në Gjermani ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë. Dhe ndoshta një ditë ne ose brezat tanë të ardhshëm do ta shohim këtë ëndërr të realizohet.

« Ne shqiptarët, ndoshta më tepër se të tjerët, kemi nevojë të promovojmë vlerat tona më të mira, sidomos në kushtet aktuale, ku duhet thënë se imazhi ynë kombëtar kurrë nuk ka qenë më i mirë, ku shqiptarët sot në Zvicër janë shembull integrimi dhe suksesi. Gjatë punës shumë vjeçare në drejtimin e shoqatës ndërkombëtare për solidaritet dhe zhvillim të vendeve të lindjes, “Solidest”, me seli në Gjenevë ia arritëm qëllimit tonë, duke ngritur bustin e Skëndrebeut në këtë metropol evropian… »ka thënë në vazhdim z.Leka

Veterani i nderuar i luftës dhe paqes Prof. Dr. Astrit Leka në vazhdim për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch shprehet: “Në fillim vendosëm bustin e Skënderbeut në Gjenevë. Pas përgatitjes së një projekti për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, bust bronzi që e kisha paguar në vitin 1991 në Tiranë, mora iniciativën, duke iu drejtuar për këtë fillimisht autoriteteve zvicerane, deri sa më në fund ia arrita qëllimit, duke siguruar miratimin e këtij projekti pas gjashtë vitesh. Kështu, busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor 1997. Më tej vijuam me projektet për ta ngritur atë edhe në metropole të tjera, ku sytë e shqiptarëve e kërkojnë e krenohen me bustin e Skënderbeut.”

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër, Astrit Leka

“Skënderbeu në krye të një vendi të vogël përballoi një ushtri të madhe perandorake, – folën prijësit e Gjenevës. – Ai na jep forcë që ne të përballojmë duke luftuar”.

Skënderbeu u bë frymëzues për luftën mbrojtëse të gjenevezëve dhe qyteti u mbrojt. Këtë të vërtetë historike e nxori nga arkivi veterani dhe patrioti model Astrit Leka, ose siç është quajtur nga gazeta zvicerane si “Vënësi i busteve të heronjve nëpër botë”.

Astrit Leka, i vlerësuar si Nderi, jo vetëm i Gjenevës por i gjithë Zvicrës, e meriton të quhet “Njeriu i Shekullit të Pavarësisë”. Para pesëmbëdhjetë vjetësh, kur imazhi i popullit tonë kishte rënë poshtë, për shkak të trazirave të vitit 1997, Astrit Leka, ky luftëtar shembullor, mbrojti UÇK-në në arenën ndërkombëtare, i cili me pas loboi edhe për Kosovën deri në pavarësinë e saj, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Dhe ky busti i Skënderbeut, sipas profesor Astrit Lekës është i vetmi hero kombëtar që vlerësohet lart nga autoritetet helvetike.

Ky bust, një mrekulli e duarve të arta të Odise Paskalit të pavdekshëm, është vendosur në pragun e madh që quhet William Poppard, buzë liqenit Leman në metrolin ndëkombëtar në Gjenevë, me shikim nga liqeni, kjo vepër arti skalit madhështinë e historisë tonë kombëtare dhe vlera të mëdha arti. Në këtë park të madh që qarkon liqenin, busti i Skënderbeut rrezaton nga larg e flet për një komb sa të vjetër aq heroik.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka. Bustin e heroit toneë kombëtar e mundësoi Zvicra në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i te cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit të “Skëndërbeut” morën pjesë qindra persona, në mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

Paria gjeneveze, e ndodhur para sulmit të Dukës së Savojës, francezit Charlie Emanuel i Parë, më 12 dhjetor 1602 u mblodh dhe vendosi të mbrohet ashtu si luftoi populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër, Astrit Leka

Kush është ASTRIT LEKA?

Astrit Leka, i cili aktualisht jeton prej gati 40 vitesh në Gjenevë në Zvicër, është kryetar i shoqatës « Solides » për zhvillimin e vendeve të lindjes, kryetar nderi i bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicër dhe zv. kryetar i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës. Në vitin 1939 del vullnetar kundër pushtimit fashist. Në ‘41-n braktis shkollën e mesme në Firence dhe kthehet në atdhe për të mbështetur luftën. Pas Çlirimit ka punuar si bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave që nga 1947-1954 me vendim qeverie. Ka kryer studimet e larta në Fakultetet Gjuhë-Letërsi, Histori-Gjeografi dhe Fakultetin Ekonomik.

Është pushuar nga puna më 8 mars 1967 për veprimtari armiqësore. Humbi të drejtën e punës intelektuale deri më 1990, por ka dhënë mësime private frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht. Në maj të ‘90-ës doli jashtë shtetit në Amerikë, Kanada, Evropë dhe u vendos në Gjenevë. Gjatë kësaj kohë është marrë me botime në gjuhë të huaj për çështjen shqiptare.

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër, Astrit Leka

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut/ Reagon njeriu që e vuri bustin dhe kryetari i bashkisë së Gjenevës: Dënojmë aktin vandal. Solidaritet me shqiptarët!

Ditën e premte (26 prill 2024)  në orët e vona të mbrëmjes është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB. Policia ka nisur hetimin në lidhje me rastin, raporton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch. Autoritetet e larta zvicerane kanë bërë reagimet e para.

Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

Për dëmtimin e bustit të Skënderbeut ka ardhur një reagim edhe nga Ueli Leuenbeger, themelues i Universitetit Popullor Shqiptar dhe ish-Këshilltar Kombëtar (deputet) i cili ka qenë ndër kontribuesit e vënies së bustit buzë liqenit të Gjenevës.

“Unë e dënoj në termat më të ashpër të mundshëm këtë akt vandalizmi. Shpresoj se nuk janë motive politike ato që i kanë frymëzuar vandalët dhe shpresoj që policia dhe drejtësia të kapin autorët. Komuniteti shqiptar në Gjenevë duhet të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e autoriteteve të Gjenevës”, është shprehur ai.

Astrit Leka, iniciator i vënies së monumentit të Skënderbeut ne Gjenevë: Dëmtimin e bustit të heroit tonë,  shqiptarë dhe zviceranë bashkarisht e dënuan!

“Më erdhi shume keq, kur dëgjova se është dëmtuar busti i kryeheroit tonë kombëtar Skënderbeut, aq më tepër në Gjenevën tonë ndërkombëtare. Të prekësh Skënderbeun do të thotë se ke prekur jo vetëm shqiptarët, por tërë Europën duke ditur mirëfilli rolin dhe kontributin e tij. E dënoj këtë sulm, ketë akt të lig dhe qyqar nga ata që e bënë me qëllim apo pakujdesia. Besoj se autoritetet zvicerane do ta ndriçojnë rastin dhe t’i ndëshkojnë autorët që e kanë dëmtuar bustin”, ka thënë Astrit Leka për Le Canton27.ch.

 

Lini një Përgjigje