
Nëna e 31-vjeçarit, që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
Ajo tha se njerëz të afërt të të dyshuarve, i kanë thënë që ta heqë denoncimin. Nëna e 31-vjeçarit u shpreh se është e divorcuar dhe se babai i të riut ndodhet jashtë Shqipërisë, teksa shton se nuk ka dijeni nëse ai është informuar rreth ngjarjes së rëndë.
"Jam e divorcuar e jetoj vetëm. I ati i djalit nuk është në Shqipëri. Kam një djalë tjetër dhe ai nuk jeton këtu në Shqipëri. Më kanë thënë që hiq denoncimin, këtë e ka bërë vajza e të dyshuarit që është në arrest shtëpie.
Këtë fakt e kam thënë edhe në Prokurori. Djali është bërë më agresiv, që kur ngjarja është transmetuar në televizion", tha ajo për "News 24".
Lini një Përgjigje