
Veliaj shoqërohej nga drejtori i PR, Aurel Borici dhe nga Alban Dokushi drejtori juridik.
Pas afro 7 orësh, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK. Ai shkoi në prokurori që rreth orës 09.00, ndonëse ishte thirrur në orën 10.00, për të folur mbi hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës.
Në një prononcim për mediat, Veliaj tha se duhen mbështetur institucionet e drejtësisë, teksa tha se ka shteruar të gjitha argumentet e tij lidhur me inceneratorin. Më pas ai nuk ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duket thënë se ka çështje që janë sekret hetimor.
“Ma ka rritur bindjen se po bëhet një hetim për së mbari në Shqipëri. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar takim. Pasti një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Sigurisht të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje etike dhe sekreti hetimor të mos i ndaj gazetarët. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime. Unë ndihem më i lehtësuar që pata mundësi të sqaroj fjalën time”, u shpreh Veliaj.
Veliaj shoqërohej nga drejtori i PR, Aurel Borici dhe nga Alban Dokushi drejtori juridik. Gjatë një interviste të shtunën ai paralajmëroi se do paraqitet në SPAK dhe do të dorëzojë të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
"Zoti Dumani kishte të drejtë kur tha se institucionet duhet të jenë më pro aktive. Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim dhe dua jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por dua të jap më shumë informacione, edhe për të sqaruar çështjen e inceneratorëve. Unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë, edhe të mënyrës sesi ne, si një nga 5 (fillimisht) dhe tani 6 bashkitë, jemi klientë të inceneratorit, por edhe ku është diferenca mes letrës së Bankës Botërore dhe asaj që është një ofertë e pa kërkuar, dhe sesi disa personazhe mundohen t’i ngatërrojnë të dyja, por është e pa ngatërrueshme, është shumë e qartë", tha ai.
Lini një Përgjigje