TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 17:13

Opozita në protestë para Bashkisë së Tiranës, hidhen tymuese dhe molotov në drejtim të godinës

Shkruar nga Pamfleti

Opozita në protestë para Bashkisë së Tiranës, hidhen

Me qindra qytetarë janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës duke mbajtur protestën e radhës. Teksa kryebashkiaku Veliaj sapo doli nga SPAK, qytetarët hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të godinës.

Protesta u vendos të mbahej sot pasdite sepse në orën 16.00 ishte planifikuar mbledhja e këshillit bashkiak. Por ajo nuk u mbajt fizikisht, por u kalua online.

Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak. Kryesia e këshillit Bashkiak zhvilloi online mbledhjen sot datë 30 prill 2024, ora 15:00, me shumicën e anëtarëve prezent", thuhet në njoftim.

Opozita në protestë para Bashkisë së Tiranës, hidhen

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur ditën e sotme nga protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Ai tha në mënyrë ironike se Veliaj për 7 orë gjatë hetimit në SPAK, ishte pa ngjyra në fytyrë.

O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, tha Këlliçi.

Opozita në protestë para Bashkisë së Tiranës, hidhen

Ndërsa avokati Genc Gjokutaj, në fjalën e tij ai tha se duhet të mbrojmë Tiranën, pasi Tirana dhe Shqipëria tha ai, është demokracia.

Një fjalë i them policisë, ju jeni policia e shtetit që duhet të mbroni ligjin, por sot ju po mbroni një hajdut. Kjo është e pafalshme. Duhet të mbrojmë Tiranën, pasi me marrjen e Tiranës marrim gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi. Tirana dhe Shqipëria do fitojnë, Tirana dhe Shqipëria janë demokracia”, tha Gjokutaj.

Opozita në protestë para Bashkisë së Tiranës, hidhen

Më pas Kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët. Gjatë fjalës së tij, Veliaj iu referua protestuesve të opozitës që aktualisht ndodhen para bashkisë, Veliaj i cilësoi si “çapaçulë” me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit dhe që sipas tij, nuk kanë vend në Tiranë.

Sot në vend të më prisnin prokurorët me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro. Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e bashkisë me dy kolegët, Pashë një organizatë të mençur, të stabilizuar. Këta çapaçulët me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit nuk kanë vend në Tiranë. Guri, zjarri, litari mungesa e respektit dhe dhembshurisë nuk kanë vend në Tiranë. Ftesa ime për këta është të shkojnë nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Humbjet e tyre nuk do ndalen. Ai që humbi me 60 mijë vota, më keq se Lul Basha, ka qenë drejtor këtu dhe nuk është shquar për ndonjë gjë bashkia atëherë”, deklaroi Veliaj.

Më tej Veliaj nuk ka kursyer ironinë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lepujt s'na heqin dot... Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK. Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni i Berishës, të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet", u shpreh Veliaj.

Lini një Përgjigje