TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 16:00

Prokurori që bëri legjendë dosjen “Buka” kërkon kreun e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Prokurori që bëri legjendë dosjen “Buka” kërkon

Prokurori Elvin Gokaj ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për drejtimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke dorëzuar platformën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ai bëhet kandidati i dytë në garën për këtë post, në një kohë kur afati për shprehjen e interesit skadon më 8 tetor 2025.

Sipas procedurës, pas përfundimit të afatit, KLP do të ketë në dispozicion deri në dy muaj për të shqyrtuar dosjet e kandidatëve, për të zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë një vendim përmes votimit të anëtarëve.

Elvin Gokaj është prokurori që ka ndjekur penalisht ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, në një nga çështjet më të diskutuara të SPAK, dosjen “Buka”. Pak ditë më parë, ishte ‘Pamfleti’ që dha detaje nga seancat gjyqësore dhe u duk qartë se kjo dosje është një përndjekje politike me regji sesa një hetim profesional.

 

Lini një Përgjigje