TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 15:20

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja trondit drejtësinë, avokatët shpallin bojkot kombëtar më 9 dhe 10 Tetor

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja trondit drejtësinë, avokatët

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim maksimal ndaj ngjarjes së rëndë që tronditi sistemin gjyqësor: vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja. Në një deklaratë zyrtare, ky akt është cilësuar si një prej sulmeve më të rënda dhe të paprecedenta ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Në mbledhjen urgjente të zhvilluar pas ngjarjes, Komiteti Drejtues vendosi unanimisht që të ndërpresë çdo pjesëmarrje në proceset gjyqësore dhe hetimore në të gjithë vendin, për datat 9 dhe 10 Tetor 2025. Bojkoti do të përfshijë të gjitha nivelet e gjykimit dhe të gjitha llojet e çështjeve – penale, civile dhe administrative.

Ky është një akt sensibilizues për të gjithë shoqërinë dhe institucionet e drejtësisë. Kërkojmë angazhim të menjëhershëm dhe serioz nga politika, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ILD dhe të gjitha institucionet për të garantuar jetën dhe aktivitetin e të gjithë profesionistëve të drejtësisë”, deklarohet në vendimin e firmosur nga kryetari Prof. Dr. Maksim Haxhia.

Bojkoti nuk do të shtrihet në seancat për masat e sigurimit në proceset penale. Ndërkohë, të gjithë kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisë janë urdhëruar të zbatojnë këtë vendim në mënyrë të menjëhershme dhe të plotë.

VENDIM/ KOMITETI DREJTUES I DHOMES TE AVOKATISE TE SHQIPERISE

Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, percjell me shume shqetesim ngjarjen lidhur me vrasjen e Gjyqtarit te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, Z.Astrit KALAJA, si ngjarja me e rende dhe e paprecedent e ndodhur ndonjehere ne sistemin e drejtesise.

Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise vendosi njezeri qe te bojkotoj te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, per ceshtjet penale, civile dhe administrative, ne te gjitha nivelet e gjykimit, per datat 9 dhe 10 Tetor 2025.

Ky bojkot eshte nje thirrje per te gjithe opinionin, politiken shqiptare, Keshillin e Larte Gjyqesor, Keshillin e Larte te Prokurorise, Inspektorin e Larte te Drejtesise, si dhe palet ndergjygjese, qe te angazhohen me pergjegjesine maksimale per sigurimin e jetes dhe shendetit, si dhe te veprimtarise dhe aktivitetit te gjyqtareve, prokuroreve, dhe avokateve ne ushtrimin e detyrave te tyre ne realizimin dhe funksionimin e drejtesise.

Ky vendim nuk i shtrin efektet e tij per masat e sigurimit ne procesin penal.

Urdherohen te gjithe kryetaret e Dhomave Vendore te Avokatise per ekzekutimin e ketij vendimi.

KRYETARI

Prof. Dr. Maksim HAXHIA

Lini një Përgjigje