TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 14:28

Avokati Petraj: Ngjarja në sallën e gjyqit, pasojë e neglizhencës së administratës

Shkruar nga Pamfleti

Avokati Petraj: Ngjarja në sallën e gjyqit, pasojë e

Avokati Edmond Petraj foli për marrëdhënien e tij profesionale me gjyqtarin Astrit Kalaja dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit.

Petraj tha se kishte pasur shumë procese gjyqësore me gjyqtarin Kalaja dhe se, sipas tij, ai nuk kishte gabuar në asnjë proces gjyqësor.

Problemin kryesor lidhur me këtë rast Petraj e lidhi me administratën, ku theksoi se:

“Është administrata ajo që, në vend që të zgjidhë vetë problemet, ia delegon policisë dhe gjykatës, vetëm për të shmangur ngarkesën dhe presionin që mund të ketë gjatë rrugës. Administrata është ajo që e ka problemin kryesor”, tha Petraj për Euronews Albania.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se nëse nuk fillohet seriozisht rregullimi i problematikave që ka administrata, mund të ketë viktima të tjera, qofshin ata punonjës të institucioneve publike apo palë të përfshira në çështje gjyqësore.

Petraj e konsideroi këtë rast si të paprecedentë dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi askënd, pavarësisht rrethanave.

Lini një Përgjigje