TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 21:33

"Prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar", Andi Bushati: Drejtësia dhe qeveria kanë hallin e pazareve mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

"Prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar", Andi Bushati:

Analisti Andi Bushati ka folur për drejtësinë dhe politikën në vendin tonë.

Bushati u shpreh se reforma në drejtësi, ka bërë që drejtësia të jetë në gjendje shumë më të keqe se para reformës, me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, që shohin interesat e tyre.

Në një intervistë për “Të paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha dhe Bushati janë përfshirë në një diskutim, ku ky i fundit me tone të ashpra duke iu drejtuar prokurorëve dhe gjyqtarëve i ka etiketuar si “lapangjozë” dhe “legena”.

Ai thekson se qeveria dhe drejtësia në vendin tonë janë të korruptuara dhe bëjnë pazare.

Biseda në studio:

Andi Bushati: Cili gjyqësor, ai me lapangjozë?

Artan Hoxha: E votoi edhe Berisha atë.

Andi Bushati: Që të voton Saliu nuk ke kartë ndershmërie. A mundet SPAK t’i kufizojë lirinë një deputeti? Nga disa u çua në Gjykatë Kushtetuese. Disa lapangjozë dhe legena, e kanë kthyer Gjykatën Kushtetuse në pazar për pronat e tyre të vogla, tërhoqën menderen se kanë hallin e pazareve. Ne nuk mund të flasim këtu për gjykata të pavarura.

Artan Hoxha: Nuk them është e pavarur. Por si i bëhet?

Andi Bushati: Ne nuk japim zgjidhje. Këtu po tregohet që çdo institucion i kësaj drejtësisë së re, që na çanë trapin me amerikanët, jo e "mrekullueshme", "heronjtë e fëmijëve"… Ne kemi pasur një gjykatë si hetuese. Kjo drejtësi e ndyrë që kemi pasur, na kishte sjellë një Gjykatë Kushtetuese, që i ka kthyer Sali Berishës 42 atentate kundër Kushtetutës, siç thoshte dhe Rama. Kemi ardhur në një Gjykatë Kushtetuese me gjithë by*lëpirësit e pushtetit. Me reformën në drejtësi, kemi hequr disa të këqinj për ti zëvendësuar me disa super të këqinj dhe të korruptuar.

Lini një Përgjigje