
Shqipëria nuk vuan nga mungesa e zbatimit të ligjit.
Pedagogu Rezart Prifti analizon se në vend ligji zbatohet por problematika mbetet në zbatimin jo të barabartë të tij.
Prifti duke folur konkretisht për ndërtimet e shumta që sipas tij bëhen haptazi thotë se nuk ka mbetur asgjë për tu fshehur në këtë aspekt.
Sipas tij në ndërtime duhen studiuar si efektet ekonomike edhe efektet sociale të këtyrendërtimeve.
“Për të qenë i sinqertë këtu nuk ka asnjë gjë të fshehur. Këtu po ndërtohet ditën dhe natën. Unë nuk jam kundër kullave. E para është efekti ekonomik dhe e dyta është efekti social. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e zbatimit të ligjit, por vuan nga zbatimi jo i barabartë i ligjit”, ka thënë Prifti I intervistuar në Ora News.
Lini një Përgjigje