TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 21:06

Peticioni "Rama out" thyen rekordin, mblidhen 1.7 milionë firma për largimin e tij!

Shkruar nga Pamfleti
Peticioni "Rama out" thyen rekordin, mblidhen 1.7 milionë firma
Peticioni online “Rama Out”

Objektivi fillestar prej 1,000,001 nënshkrimesh është tejkaluar ndjeshëm, ndërsa numri i firmave vijon të rritet në platformën online.

Është thyer rekordi i nënshkrimeve në peticionin online që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, me numrin e firmave që ka kaluar tashmë shifrën e 1.7 milionë, duke tejkaluar me diferencë të konsiderueshme objektivin e vendosur nga organizatorët.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën ku po qarkullon peticioni, interesimi i qytetarëve ka qenë i lartë gjatë orëve të fundit, duke bërë që numri i nënshkrimeve të rritet me ritme të shpejta. Në faqen zyrtare të peticionit shfaqet se objektivi fillestar prej 1,000,001 firmash është arritur plotësisht dhe tejkaluar, ndërsa numëruesi vijon të regjistrojë nënshkrime të reja.

Peticioni "Rama out" thyen rekordin, mblidhen 1.7 milionë firma

Rritja e ndjeshme e pjesëmarrjes vjen pas rikthimit në funksion të platformës, e cila për një periudhë të shkurtër ka qenë jashtë shërbimit. Gjatë asaj kohe, shumë përdorues raportuan vështirësi në aksesimin e faqes, e cila u bë përkohësisht e paarritshme për shkak të fluksit të lartë të vizitave ose problemeve teknike.

Pas rikthimit online, peticioni ka vijuar të tërheqë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit, duke sjellë një rritje të mëtejshme të numrit të firmave të regjistruara.

7 Komente

  1. N
    Nabiana [email protected]

    Largim I domosdoshem I Edi Rames,te shpetojme Shqiperine.

    1. A
      Arben Sejdini

      Rama ik Rama aut

    2. P
      Pak nga të gjitha

      Janë firma me letër njoftimi të miratuara apo thjesht e mail? Ndryshe del huq në zgjedhje në kuti. Rama duhet të kishte ikur vetë mbas mandatit të tretë

        1. R
          Roel malaj

          Rama po shet detin 12 milje Greeceis

          1. R
            Roelmalaj.emeli.com

            Post diktarura

            1. M
              Milaim Selimaj

              Rama ik sa s'është vonë!

              Lini një Përgjigje