
Në Marinzë të Fierit, naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ janë në ditën e pestë të grevës së urisë. Kompania ka ofruar rritjen e buxhetit për trajtimin ushqimor, por sindikata insiston në rritjen e pagave mujore.
10 anëtarë të Këshillit Sindikal po vijojnë grevën e urisë, por ditën e sotme është përkeqësuar gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve. Vetëm pak minuta më parë mjekët kanë mbërritur me ambulancë për të monitoruar nga afër situatën e tyre.
Të 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramendje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione.
Pavarësisht plogështisë në ditën e pestë të grevës së urisë, grevistët janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre të mbështetur edhe nga punonjësit e fushës naftëmbajtëse të cilët vijojnë gjithashtu grevën me bojkot pune.
Qendroni, rezistoni, mos u mashtroni qe te fitoni. Eshte sakrifice e madhe por ky eshte çmimi i fitores ndaj gjakpiresve.