TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2025, 17:47

Tragjedia në Maliq, reagon kryebashkiaku: Ngjarje e rëndë, do të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjen

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Maliq, reagon kryebashkiaku: Ngjarje e rëndë, do

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, si pasojë e asfiksisë nga tymi në banesën e tyre. Ndërkohë vajza e mitur, 6 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu, e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë. Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira”, shkruan ai.

Ndërkohë, bëhet me dije se Bashkia do të mbulojë të gjitha shpenzimet që lidhen me rastin tragjik.

Kujtojmë se vajza e vogël 6-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia u transportua me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq. Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.

Më vonë, ndërroi jetë në spital edhe djali i saj i madh, 14 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve vazhdon të jetë 6-vjeçarja.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje teksa kanë nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.

 

Lini një Përgjigje