
Patrulla e policisë që ndodhej më pranë vendit ku mëngjesin e 8 shtatorit, mori njoftimin se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në qendër të Shkodrës. Ragip Gila kreu një duke vrarë me armë zjarri dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë.
Ka qenë pikërisht kjo patrullë që u vu në ndjekje të autorit deri në momentin e ndalimit. Për profesionalizmin dhe kurajën e treguar patrulla ka marrë certifikatën e mirënjohjes nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Dy prej efektivëve na tregojnë hap pas hapi momentin e marrjes së njoftimit, vështirësitë e trafikut të rënduar në atë mëngjes që ishte edhe dita e parë e viti shkollor.
Ndërsa në vendngjarje efektive të tjerë të policisë dhe shërbimet e urgjencës po përpiqeshin të shpëtonin jetë të personave që u qëlluan me armë në këtë akt kriminal, patrulla në fjalë vijonte ndjekjen e të dyshuarit pa e ditur ende se cilat ishin pasojat e kësaj ngjarje tragjike dhe pa ditur asnjë të dhënë për identitetin apo rrezikshmërinë e autorit, që vijonte të ishte i armatosur dhe i bindur që t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, duke grabitur nën kërcënimin e armës edhe një mjet që e përdori për t’u larguar sa të mundte.
Efektivi Kristi Sekja që ishte në timonin e furgonit të policisë tregon moment pas momenti ndjekjen deri në neutralizimin e plotë të autorit të kësaj masakre.
Ishte pikërisht kjo ndjekje që u mundësoi edhe forcave të tjera të policisë së Shkodrës të drejtuar nga vetë drejtori i qarkut, që të rrethojnë dhe të neutralizojnë autorin e vrasjes. Ishin momente ku edhe vonesa me sekonda mund të pamundësonte arrestimin e Ragip.
Një shembull i mirë kur profesionalizmi, përkushtimi dhe natyrisht kurajo e treguar nga efektivët e policisë, sollën si në rrallë ngjarje të ngjashme arrestimin e autorit.
Mirënjohja dhe falenderimi do të ishte më minimalja që drejtuesit e policisë së shtetit duhej të bënin për këta efektivë, të cilët gjithashtu nuk ngurojnë të falënderojnë eprorët për vlerësimin./A2 CNN
Lini një Përgjigje