TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2025, 15:40

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dyfishohet pjesëmarrja e votuesve deri në orën 14:00

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dyfishohet pjesëmarrja e

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, gjithashtu edhe në Qytetin e Shkupit.

Zgjedhjet lokale mbahen edhe në komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut. 

Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit. Sipas Komisionit Shtetetëror të Zgjedhjeve, raportohet se deri në orën 13:30 kanë votuar 335.244 qytetarë ose ndryshe 20.12 përqind.

Këto zgjedhje të pushtetit vendor janë të tetat që nga pavarësia e vendit ndërsa qytetarët votojnë për 309 kandidatë për kryetar komune dhe për 576 lista këshilltarësh.

Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatura të pavarura.

Sipas sondazheve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë i parashikueshëm, ndërsa në komunat shqiptare paraqitet një situatë tjetër.

VMRO-DMPNE është partia që kryeson në sondazhe me 26.7%, e ndjekur nga Lidhja socialdemokrate e maqedonisë me 11.1% dhe forcë e tretë është BDI dhe Aleanca Kombëtare për Integrim me 9.9%. Në fund vjen Koalicioni VLEN me 7.5%.

Ndërkohë lidhja socialdemokrate është në një krizë të brendshme pasi humbi thellë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë ndikimin në disa komuna.

Ndërsa në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara është e ashpër mes BDI dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) dhe koalicionit VLEN, që është aktualisht partner në qeveri me VMRO-DPMNE.

Lini një Përgjigje