TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2025, 18:34

Mbërrin në gjendje të rëndë në QSUT vajza 6-vjeçare, xhaxhai: Mbesa doli vetë nga banesa

Shkruar nga Pamfleti

Mbërrin në gjendje të rëndë në QSUT vajza

Vajza 6-vjeçare e cila mbijetoi nga tragjedia e sotme në familjen Azizllari në Maliq, ka mbërritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo u dërguar me urgjencë për shkak të djegieve të shumta në trup dhe asfiksimit.

Burime nga QSUT bëjnë me dije se e mitura po trajtohet në repartin e djegie-plastikës, ku i janë kryer ekzaminimet e para dhe po iu nënshtrohet analizave të thelluara nga ekipi mjekësor.

Ndërkohë, xhaxhai i fëmijëve ka treguar se vajza ka mundur të dalë vetë nga shtëpia dhe ka shpëtuar falë ndihmës së fqinjëve. 

“Vajza doli vetë nga banesa. Ndihma e parë iu dha nga fqinjët tanë”, tha ai për “News 24” teksa shoqëronte vajzën në QSUT.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në një lagje të Maliqit, ku një zjarr në banesën e familjes Azizllari i mori jetën nënës, Merjeme Azizllari 40 vjeç dhe djalit 14-vjeçar, Luka.

Lini një Përgjigje