TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 18:54

Përmbytjet në Novoselë, uji vërshon edhe në autostradën Levan-Vlorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Novoselë, uji vërshon edhe në

Një situatë e rrezikshme është regjistruar në autostradën Levan–Vlorë, ku lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në zonën e fshatit Bishan, duke përmbytur një segment të rrugës dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet rrugore dhe strukturat e emergjencës janë në vendngjarje, duke devijuar trafikun dhe duke marrë masa për të siguruar kalimin e automjeteve. Një aks rrugor prej 500 metrash është i përmbytur dhe kalimi bëhet me vështirësi.

Situata mbetet e vështirë dhe monitorohet nga afër nga strukturat përgjegjëse për emergjencat civile, ndërsa qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve apelohen të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit.

Lini një Përgjigje