TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 18:14

Gjendje alarmante, çahet argjinatura e kanalit të Martinës në Fier; rrezikohen banorët dhe banesat

Shkruar nga Pamfleti
Gjendje alarmante, çahet argjinatura e kanalit të Martinës
Pamje nga permbytjet

Situata e përmbytjeve në qarkun e Fierite është rënduar dhe më shumëpër shkak të vërshimeve që vijnë nga lumenjtë Vjosë dhe Shkumbin.

Gjendja mbrëmjen e sotme në Ferras të Fierit ka qenë kritike, teksa është kërkuar edhe evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Shkak është bërë çarja e argjinaturës pas prurjeve të mëdha dhe përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut. 

Mësohet se dëmtimi është lokalizuar te argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras.

Si pasojë uji ka hyrë në fshat duke rrezikuar të gjithë banesat. Ndërkohë raportohet se po merren masa për evakuimin e banorëve.

Gjendja vijon të jetë alarmante.

 

alarm moti i keq

Lini një Përgjigje