TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 18:17

Tensione në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në bashki; përplasen me policinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në
Tensione në Durrës

Qytetarët e Durrësit ngrihen në protestë pas përmbytjeve...

Banorët e qytetit të Durrësit dolën këtë mbrëmje në protestë pas përmbytjeve të mëdha që kanë goditur qytetin. Qytetarët shprehen të shqetësuar për dëmet, duke theksuar se situata është pasojë e korrupsionit dhe menaxhimit të dobët të qytetit.

Dhjetëra persona janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku kanë tentuar të hyjnë brenda duke u përplasur me policinë. Turma brohoriste emrin e kryebashkiakes Emiriana Sako, duke kërkuar llogari për situatën.

Këto 30 vite asnjëherë nuk ka pasur përmbytje të këtyre përmasave në qytetin e Durrësit. Është mbytur plazhi, Shkozeti, Spitalla, lagja 1, po për Velierën, kush e kishte fajin që u mbyt Veliera?”, tha një qytetar.

Një qytetare e revoltuar kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama: “Ai i gjati lart, a e sheh popullin që ka kundër. Po pi verë 33 mijë euro që mos e piftë. A e sheh këto popull këtu… Zoti i marroftë dhe zoti i denoftë. E zënshin haqet e këtij popullit”.

Në ambientet e jashtme të bashkisë u regjistruan përplasje mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa qytetarët mbajnë pankarta me mesazhe si: “Kur korrupsioni del nga shtrati dhe hyn në shtëpitë e qytetarëve”, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet.

Sipas autoriteteve, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha kryesisht në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth, si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi. Po ashtu, në qytet është regjistruar edhe viktima e parë nga përmbytjet.




 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Marrin mesime nga Iranianet, yzhym ne te gjitha qytetet.

    Lini një Përgjigje