TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 11:25

Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë tokë bujqësore nën ujë; sektorët më të prekur

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë tokë bujqësore
Pamje nga përmbytjet në qarkun Lezhë

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në zonat bujqësore të Lezhës, duke lënë nën ujë sipërfaqe të gjera toke dhe duke dëmtuar prodhimin bujqësor.

Sipas verifikimeve në terren, dëmet janë përqendruar kryesisht te kulturat e jonxhës dhe grurit, por përmbytjet kanë prekur edhe kultura të tjera bujqësore. Strukturat vendore raportojnë se ndikimi në blegtori dhe banesa rezulton më i kufizuar krahasuar me sektorin bujqësor.

Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë tokë bujqësore
Pamje nga përmbytjet në qarkun Lezhë

Bashkia Lezhë ka angazhuar dy grupe pune për inspektimin dhe evidentimin e dëmeve. Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, bën me dije se procesi i vlerësimit është në fazën përmbyllëse dhe mbështetet si në dokumentacionin e paraqitur nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet e kryera në terren.

Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë tokë bujqësore
Pamje nga përmbytjet në qarkun Lezhë

“Procesi i vlerësimit është drejt mbylljes, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren.

Po operojmë me dy grupe, njëri është në Balldre dhe Zadrimë dhe tjetri në Zejmen dhe Shënkoll. Aktualisht jemi në Spiten të Zejmenit ku janë evidentuar 120 hektarë të përmbytur. Po verifikohen edhe dëmet në banesa, blegtori, pemëtari dhe bujqësi. Totalisht ka 1700 hektarë të përmbytur dhe procesi pritet të mbarojë sot pasdite”, shpjegoi kreu i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.

Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë tokë bujqësore

Të dhënat paraprake tregojnë se dëmet janë shtrirë në rreth 1.700 hektarë tokë bujqësore. Rreth 60 për qind e sipërfaqes së dëmtuar i përket jonxhës, 35 për qind grurit, ndërsa pjesa tjetër përfshin kultura si ullinjtë, lakrat dhe agrumet.

Autoritetet vendore njoftojnë se, pas përfundimit të raportit final, dosjet do t’u përcillen institucioneve përgjegjëse për vijimin e procedurave të mbështetjes dhe kompensimit për fermerët e prekur.

Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë tokë bujqësore
Pamje nga përmbytjet në qarkun Lezhë
Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë tokë bujqësore
Pamje nga përmbytjet në qarkun Lezhë

Lini një Përgjigje