TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2024, 16:27

Përfituan nga amnistia, por ju rikthyen krimit; Balla: Vini gishtin kokës nëse nuk doni të riktheheni atje ku ishit

Shkruar nga Pamfleti

Përfituan nga amnistia, por ju rikthyen krimit; Balla: Vini gishtin

Mesazhit të të dënuarve të cilët kërkojnë që të ketë më shpesh Amnisti Penale, ministri i Brendshëm Taulant Balla i është përgjigjur duke thënë se ka një traditë për këtë.

Balla tha se nuk dakordësohet me kërkesën e tyre, dhe mbi të gjitha se ata që përfitojnë nga amnistia nuk duhet t’i rikthehen veprimeve kriminale.

“Unë nuk bie dakord me konstatimin që amnistitë duhet të bëhen më shpesh. E vërteta është që qeveria propozoi këtë vit një amnisti dhe siç e keni parë që ekziston një traditë që asnjëherë nuk ka amnisti të përvitshme dhe ndërkohë amnistia gjithmonë sjell rikthimin në rrugë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale dhe është detyra jonë dhe mesazhi që duhet të japim të gjithë ata që kanë përfituar nga dora e ngrohët e shoqërisë, mendoj se duhet ti vënë gishtin kokës nëse nuk duan të rikthehen atje ku kanë qenë, duhet të zbatojnë ligjin”, tha Balla.

amnisti penale taulant balla

Lini një Përgjigje