
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar Konventën e Ilir Metës, e mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve. Hoxha krahason fjalimin e Ilir Metës me emisionin që transmetohej në kohën e diktaturës me titull “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.
“Sot, 40 e kusur vite me pas, me duket se emisioni i vjetër i Radio Tiranës, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, po ritransmetohet live në të gjithë ekranet e televizioneve informative.”-shprehet gazetari në Facebook.
“Kur isha i vogël, nja 40 e kusur vite më parë, mbaj mend se çdo të shtune, Radio Tirana transmetonte në orën 12:00, një emision me titullin, “Heroizmi i popullit tone në shekuj”.
E dëgjoja me shumë vëmendje, ishte goxha frymëzues. Sot, 40 e kusur vite me pas, me duket se emisioni i vjetër i Radio Tiranës,
“Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, po ritransmetohet live në të gjithë ekranet e televizioneve informative. Shikim të këndshëm!”, shkruan Hoxha.
Lini një Përgjigje