TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2024, 09:10

Kush i kërcënon prokurorët e SPAK? Ngjela zbulon bisedën me ndërkombëtarët: Skema si krimi i organizuar godet gjyqësorin!

Shkruar nga Pamfleti

Kush i kërcënon prokurorët e SPAK? Ngjela zbulon bisedën me

Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar detaje nga biseda që ka zhvilluar me ndërkombëtarët disa vite më parë.

Ai tha se tre vite më parë, u ka kërkuar ndërkombëtarëve që të mbrojnë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK.

Ngjela shton se psikologjia e krimit të organizuar godet pushtetin gjyqësor. Sipas avokatit, sot shpresa dhe besimi për zhvillimin e Shqipërisë është te SPAK.

Nga kontaktet me ndërkombëtarët kush po e vë nën presion strukturën e Prokurorisë së Posaçme?

“Nuk më thanë se kush, më thanë që janë të trembur, këtu e tre vite përpara e kam pas këtë informacion, jo sot. Unë u dhashë mendimin tim, mbrojini u thashë dhe mesa kam marrë vesh, jam interesuar dhe mbrojtjen e kanë shumë të fortë individualisht këta prokurorët e SPAK edhe gjyqtarët. Duhet të kemi parasysh një gjë, pse duhet të flasim kot, kjo është psikologjia e krimit të organizuar godet pushtetin gjyqësor.

Dëgjoni se çfarë ndodhi në Itali? E dini si e ka pushtetin gjyqësor antikrim Italia, nuk e ka në qytet, janë në qyteza të veçanta. Duhet të merren masa, është profesion, ata duan mbrojtje, por e dhëna ime pra dy ose tre vitesh ishte më thanë që janë të kërcënuar prandaj nuk funksionojnë, por nuk ma ha mendja sot, se ata kanë marrë mbrojtje, e ka marrë mbrojtjen SPAK. Vijmë tek koha jonë. E gjithë shpresa e zhvillimit të Shqipërisë sot është tek SPAK-u”, tha Ngjela për "TCH".

Lini një Përgjigje