
Analisti Ilir Kalemaj ka reaguar për Konventën e Partisë së Lirisë të mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve.
Kalemaj theksoi se nuk pret asnjë risi nga kjo Konventë, ndërsa shtoi se përtej retorikës, e vetmja gjë që mund të ndryshojë është emërtimi i drejtuesve të lartë të Partisë së Lirisë.
"Po e rithemelon partinë, duket sikur ka një grup armiqësor me tre persona. Po rithemelohet për herë të tretë apo të katërt. Nuk pres ndonjë gjë të madhe. Ishin 4 nënkryetarë dhe 1 kryetar, tani bëhen një president dhe një zv.presidente”, theksoi Kalemaj.
Kalemaj në një studio televizive u shpreh më tej se një parti rithemelohet mbi baza ideologjike, sipas tij Meta nuk po e bën këtë, siç bëri Berisha.
“Pjesa tjetër është retorikë, nuk ka ndonjë program të madh. Ato do të shqyrtohen në fushatën e ardhshme, për të treguar si do të mblidhen paratë për të realizuar ato premtime. Jemi në fazën e rithemelimit për të disatën herë dhe të zbulimit të grupit armiqësor që drejtohet nga bashkëshortja e Metës. Një parti rithemelohet mbi baza ideologjike, siç ndodhi me Partinë Demokratike siç bëri zoti Berisha. Zoti Meta nuk po bën këtë”, u shpreh Kalemaj.
Kalemaj u ndal edhe tek protestat e mbajtura para Bashkisë së Tiranës ditët e fundit, ndërsa u shpreh se në krye të tyre duhet të jenë këshilltarët e djathtë.
"Del një zonjë aty dhe thotë në emër të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, del aty e flet. Protagonizmin duhej ta kishin këshilltarët bashkiakë.", tha Kalemaj.
Lini një Përgjigje