TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2024, 13:38

I kërkuar nga drejtësia italiane, kapet trafikanti 31-vjeçar në Han të Hotit

Shkruar nga Pamfleti

I kërkuar nga drejtësia italiane, kapet

Një person i shpallur në kërkim nga shteti italian është ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

A.H., 31 vjeç, banues në Kavajë u ndalua në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’.

'Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë vijojnë procedurat e ekstradimit të 31-vjeçarit për në Itali, ku do të përballet me drejtësinë italiane. 

Lini një Përgjigje