TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2024, 18:15

Pastrimi i parave/ Djali i Vladimir Avramit, drejtor në Albgaz, dhe lidhja me Belind Këlliçin

Shkruar nga Pamfleti

Pastrimi i parave/ Djali i Vladimir Avramit, drejtor në Albgaz, dhe lidhja

Djali i Vladimir Avramit, njërit prej personave më rolin më kyç në skemën e pastrimit të 50 milionë eurove pasurive, të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, Arbër  Avrami rezulton të jetë administratori i përgjithshëm i shoqërisë Albgaz.

Djali i Vladimir Avramit, njërit prej personave më rolin më kyç në skemën e pastrimit të 50 milionë eurove pasurive, të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, Arbër  Avrami rezulton të jetë administratori i i shoqërisë Albgaz

Arbër Avrami është emëruar në krye të shoqërisë aksionare, në pronësi dhe varësi 100% të ministres së Energjetikës Belinda Balluku, që në vitin 2018 për dy mandate tre vjeçare radhazi.

Në shoqërinë Albgaz më herët ka qenë i punësuar si këshilltar ligjori edhe Reshard Këlliçi, vëllai i rithemelimsit Belind Këlliçi. Reshard Këlliçi rezultonte  me një pagë mujore rreth 1.9 milion lek të vjetra./Shqiptarja.com

 

belindi vladimir avrami albgaz

Lini një Përgjigje