TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2024, 15:30

SPAK rëndon akuzat ndaj Jorgo Goros, kërkesë GJKKO për të sekuestruar 4 ha tokë në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

SPAK rëndon akuzat ndaj Jorgo Goros, kërkesë GJKKO për

SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Sipas gazetares Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.

Nga prokuroria e Vlorës është konstatuar se aty është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, ishte falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK.

Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat.

“Nga prokuroria e Vlorës është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie, i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, 4 hektarët tokë i janë falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK. Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat”, tha Hoxha.

Hetimi është bërë nga prokurori i Vlorës, Arjan Xhaferri, i cili shpalli mos kompetencen dhe ia dërgoi çështjen SPAK-ut.

Lini një Përgjigje